Real Madridi është duke planifikuar një goditje të madhe në merkato, me synimin për të transferuar dyshen e Arsenalit, William Saliba dhe Myles Lewis-Skelly.
Sipas raportimeve nga Fichajes, presidenti Florentino Perez është i gatshëm të shpenzojë rreth 120 milionë euro për të sjellë të dy lojtarët në “Santiago Bernabeu”.
William Saliba konsiderohet si objektivi kryesor. Mbrojtësi francez ka pasur një sezon të shkëlqyer me Arsenalin dhe shihet si zgjidhja ideale për të përforcuar mbrojtjen e Realit, e cila ka vuajtur nga dëmtimet e Eder Militaos dhe Antonio Rudiger.Ndërkohë, Myles Lewis-Skelly është gjithashtu në radarin e Los Blancos. 18-vjeçari ka spikatur me paraqitjet e tij te Arsenali dhe është vlerësuar për fleksibilitetin në fushë, duke luajtur si anësor apo edhe si mesfushor sulmues.